iq_logo

Inspektorati Qendror

Mirësevini në faqen zyrtare të Inspektoratit Qendror
Të dashur Vizitorë,
Qeveria Shqiptare nëpërmjet Reformës në Inspektim synon të krijojë një sistem modern të inspektimeve. Inspektimet përbëjnë një kusht themelor të funksionimit të shtetit ligjor, garantimit të konkurrencës së lirë, duke synuar krijimin e kushteve lehtësuese, në vend që të shndërrohen në një barrë dhe arbitraritet për biznesin.
 
 


Lajmet e fundit

23.09.2016
Inspektorati Qendror si vijim i përpjekjeve për realizimin online të procesit të inspektimeve nëpërmjet portalit unik të inspektimeve “e-Inspektimi” dhe paketave portabël në datat 22 dhe 23 Shtator 2016 ka kryer trajnimin fillestar të trupave inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Inspektorati Shtetëror i Arsimit është inspektorati i radhës për të cilin janë përgatitur dokumentet standarde, listat e verifikimit si dhe janë bërë konfigurimet e nevojshme për realizimin online të inspektimeve.
20.09.2016
Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm zhvilloi sot në mjediset e Inspektoratit Qendror një takim pune për partneritet e bashkëpunim me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Z. Nikolin Jaka, si dhe me nënkryetarin e Bashkimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Z. Arben Shkodra. Qëllimi i takimit ishte ndërtimi i partneritetit për krijimin e një sistemi bashkëkohor të inspektimeve në linjë me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, eliminimin e kostos së panevojshme administrative për biznesin,
20.09.2016
Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, me stafin e tij realizuan sot takimin e radhës me Kryeinspektorin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Z. Bashkim Muça dhe me trupën inspektuese të këtij Inspektorati. Tematika e takimit me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit kishte të bënte me rakordimin e përpjekjeve për fillimin e përdorimit të portalit “e-Inspektimi” nëpërmjet paketave portabël nga inspektorët e këtij inspektorati.
19.09.2016
Inspektori Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari me specialiste të Inspektoratit Qendror realizuan sot takime me Kryeinspektorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Z. Dritan Ylli dhe stafin e tij, si dhe me trupën inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Tematika e takimit me Inspektoratin e Punës Shërbimeve Shoqërore ishte e lidhur me gjendjen dhe problematikat e inspektimeve online, si dhe implementimi sa më i shpejtë, në terren i inspektimeve online nga ky inspektorat. Kjo e lidhur me rritjen e transparencës dhe efektivitetit të inspektimeve duke përdorur paketat portabël inspektimi (laptop dhe printer portabël) përmes aksesimit online, në vendin e inspektimit nëpërmjet portalit unik të inspektimeve “e-Inspektimi”.

 

Sondazh

logo_duhani

Adresa: Rr. "Frosina Plaku", Nr. 58,
Godina e Observatorit,
Kati 0, 1000, Tiranë